KE “goditje” Ramës: Marrëveshja e 5 qershorit duhet të ruhet

Teksa kryeministri Edi Rama është shprehur pro listave të hapura, zëdhënësja e Këshillit të Europës Ana Pisonero ka bërë një reagim të fortë lidhur me ndryshimet Kushtetuese që mazhoranca socialiste kërkon të bëjë.

Pisonero thotë se është thelbësore që marrëveshja e 5 Qershorit të ruhet, dhe të përmbushen të gjitha rekomandimet e OSBE-Ohdir.

“Është thelbësore që marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore në Shqipëri të ruhet, duke pasur parasysh nevojën për të përmbushur rekomandimet e OSBE / ODHIR, një kusht i vendosur nga Këshilli marsin e kaluar para mbledhjes së qeverive për hapjen e negociatave. Çdo ndryshim legjislativ shtesë nuk duhet të rrezikojë këtë qëllim parësor”, shkruan Pisonero në postimin e saj.

Qendrimi i Komisionit Europian shkon në të njëjtën linjë me atë të Gjermanisë, e cila deklaroi më herët se miratimi i ndryshimeve të njëanshme kushtetuese do të detyrojë Bashkimin Europian të mos hapë bisedimet për anëtarësimin në BE.


Shtuar 16.07.2020 11:17