Shpejtësi skëterrë, Policia bën namin me heqjen e patentave (VIDEO)

Policia e Tiranës ka pezulluar 23 leje drejtimi mbrëmjen e djeshme vetëm në zonën Sauk-Teg.

Prej tyre, 12 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. 6 drejtues mjetesh të arrestuar, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 që drejtonin mjetet pa leje drejtimi.

Edhe pse kontrollet janë shtuar sëtepërmi në akset me rrisk, edhe pse gjatë fundjavës ka akoma më shumë kontroll, përsëri ka shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë dhe me alkoolin në timon.

Për disa orë monitorim me Radar janë evidentuar shpejtësisë që varionin 151 km/h – 173 km/h në aksin Sauk – Teg, , shpejtësi që vrásin jetën.


Shtuar 4.10.2020 06:38