Reperi i njohur me emrin skenik
Common ka qënë i
ftuar në Shtëpinë e Bardhë.
Ai mori një ftesë nga Michele
Obama, për të qënë i pranishëm në eventin e poezisë të organizuar nga vetë ajo.
Raportet e para nga shtypi sugjeronin se ai nuk është paraqitur, por një video nga Shtëpia e Bardhë konfirmoi se ai është shfaqur më vonë se sa pritej.
Daily Caller më parë kishte raportuar se ai nuk ishte i pranishëm në sesionin e pasdites, duke thënë se kur zonja e parë përshëndeti poetët të cilët ishin të
ftuar, ajo nuk e përmëndi emrin e reperit, dhe reporterët nuk e vunë re në këtë event.
Disa ditë më parë, kur doli lajmi se
reperi Common ishte ndër poetët e
ftuar nga
Obama në sesionin e saj të poezisë, të gjithë vunë në dukje historinë e teksteve të tij të dhunshme, të drejtuara veçanërisht ndaj oficerëve të policisë.
Personat që ishin kritik ndaj ftesës së bërë nga zonja
Obama ishin të shumtë, madje ka pasur pakënaqësi edhe nga Sarah Palin e cila ka shkruar në mënyrë ironike në Twitter: "Oh mrekulli, Shtëpia e Bardhë!".
Disa sindikata të policisë dhe grupe përkrahëse kanë qënë gjithashtu kundër ftesës së reperit në Shtëpinë e Bardhë.
/albeu.com/
Shtuar më 12/05/2011,
ora 15:00