Mjeku i Michael
Jackson,
doktori Conrad
Murray, shpërtheu në lot ndërsa disa dëshmitarë të mbrojtjes u paraqitën në Gjykatën e Los Anxhelosit, ku ai po gjykohet për vrasje të pavullnetshme.
Pesë ish-pacientë dhanë dëshmi se sa i përkushtuar kishte qenë
Murray gjatë kurimit të tyre, në të njëjtën kohë që e përshkruan si një njeri bujar dhe shumë të dashur.
Murray përfundoi në lot, kur një nga pacientët i kujtoi sallës se si
doktori hapi një klinikë mjekësore për të varfërit në një prej
lagjeve periferike të Hjustonit, Teksas. Në bazë të ligjit kalifornian lejohen dëshmitarë për të krijuar dyshime rreth fajësisë, ndonëse nuk kanë lidhje direkte me ngjarjen. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2011,
ora 16:01