Propozim martese për Gagan nëpërmjet Twitter-it
Tani që Lady Gaga është e disponueshme, Jose Canseco, ish-lojtar bejzbolli, është në pritje të një reagimi nga ajo. Jose Canseco ka postuar disa shkrime në Twitter duke lavdëruar këngëtaren e "Edge of Glory", dhe duke i thënë fansave të tij se nëse do ta takonte Gagan do të martohej menjëherë me të. Duke e quajtur veten mbrojtësi i saj, Canseco, 46 vjeçar, ka pyetur yllin 25-vjeçar nëse e kishte marrë propozimin e tij për martesë.

"Unë jam fansi më i madh i Lady Gaga-s. Unë thjesht mendoj se ajo shfaqet ashtu si është, thotë se ajo është e lindur në atë mënyrë, dhe ju duhet të pranoni këtë. Është shumë e thjeshtë" ka thënë Canseco në një intervistë për KYMA-TV në Yuma, Arizona.

Gaga, e cila ka qënë e zënë në promovimin e albumit të saj akoma nuk i ka kthyer përgjigje cicërimave të Canseco. /albeu.com/
Shtuar më 28/05/2011, ora 13:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori