Prindërit e Françeskës: Të bëjë ç'të dojë brënda Big Brother
Bukuroshja vlonjate me emrin Françeska ka tërhequr vë mendjen e publikut shqiptar, jo vetëm për pamjen e saj, por edhe për karakterin e veçantë që ka. Ajo është më e vogla e shtëpisë së “Big Brother”, por ka ngjallur diskutimet më të mëdha. Është përfolur shumë në media dhe çdo ditë emri i saj përmendet kudo.

Ajo që e dallon më së shumti Françeskën nga vajzat e tjera është lirshmëria me të cilën ajo flet, vepron dhe jeton. Në Shqipëri është vështirë të shohësh vajza kaq të lirshme dhe të hapura duke qenë se mentaliteti me të cilin ato rriten në familje, nuk ua jep gjithmonë këtë liri.

Por Françeska është ndryshe nga vajzat e tjera, sepse familja i ka falur liri dhe mbështetje të plotë.

Ja se çfarë kanë thënë prindërit e 18-vjeçares nga Vlora: "- Nëse do të ndodhte, nëse vërtetë midis të dyve do të ketë një marrëdhënie intime (Ermali dhe Françeska), për ju do ishte problem?
Jo. Nuk kam pse ta kem problem. Mua më intereson që vajza ime të ndihet mirë dhe të bëjë atë që do. Unë jam pak “evropian” për sa i përket këtyre gjërave. Më mjafton që Françeska të ecë përpara, të realizojë ëndrrat e saj e të bëjë atë që ndjen". /albeu.com/
Shtuar më 17/03/2012, ora 11:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori