Princi Uiliam martohet në 29 prill
Pëlqej
Foto: AP
Është njoftuar se martesa e Princit Uiljam - i dyti në rradhë për fronin mbretëror britanik - me të fejuarën e tij, Kejt Midëlton (Kate Middleton), do të zhvillohet në prill të vitit të ardhshëm në Abacinë e Uestminsterit në Londër.

Abacia e vjetër njëmijë vjeçare është vendi ku kurorëzohen monarkët britanikë.
Tashmë dihet se pas martesës ata do të jetojnë në Uellsin e veriut, ku princi Uiljam po shërben si pilot helikopteri me Marincat Mbretëror.

Fejesa e çiftit një javë më parë u vulos me një unazë që i përkiste nënës së princit, të ndjerës Dianës, princeshës së Uellsit.

Çifti, sipas zyrtarëve mbretërorë, e di se do të tërheqin vëmendjen e botës dhe duan që martesa e tyre të jetë një shembull klasik i asaj që Britania bën më së miri.

Një këshilltar e pranoi se zgjedhja e datës - e premte 29 prill vitin e ardhshëm - kishte qenë çështje e ndërlikuar. Princi Uiljam dhe Kejt Midëlton dëshironin dasmën në pranverë.

Abacia e Uestminsterit, sipas sekretarit privat të Uiljamit, ofron ambient intim edhepse është e madhe. Nëpër shekuj, në këtë kishë të lashtë gotike janë kurorëzuar monarkët, janë bërë martesa dhe funerale përfshirë edhe funerali i nënës së Uiljamit.

Familja e Uindzorëve dhe ajo e Midëltonëve do të paguajnë për një pjesë të madhe të dasmës ndërsa taksapaguesit do të heqin shpenzimet për sigurinë.
Shtuar më 23/11/2010, ora 18:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori