Pitt do të luajë në filmin e Tarantinos
Albeu.com
Bosët filmikë të kompanisë, Universal Pictures, kanë konfirmuar se Brad Pitt ka nënshkruar një kontratë për të marrë pjesë në filmin e Quentin Tarantinos për Luftën e dytë Botërore, "Inglorious Bastards".
Regjisori i filmit, “Pulp Fiction”, kishte shkuar në Francë muajin e kaluar për t’u takuar me Pitt dhe e ka bindur aktorin ta pranojë rolin e një të ‘pagdhenduri’ nga Tennessee i cili grumbullon një grup ushtrash çifuto-amerikan.

Xhirimi i filmit do të fillojë në tetor në Gjermani, ndërsa Tarantino shpreson se filmi do të jetë i gatshëm deri në majin e vitit të ardhshëm, për të marrë pjesë në Festivalin e Filmit në Kanë.
Shtuar më 08/08/2008, ora 18:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori