Pique: Ndjek gjithnjë këshillat e Shakirës në veshje
Midis Shakirës dhe Gerard Peque është një dashuri e vërtetë. Kur njeriu e lejon gruan e tij të ndërhyjë në zgjedhjen e veshjeve, do të thotë se këtë gjë e shtyn besimi i verbër tek dashuria e tij. Ky është rasti i lojtarit të Barcelonës i cili në një intervistë shprehet se ai ndjek këshillat e Shakirës për mënyrën e tij të veshjes.

“Gjithçka me normë sepse shumë burra udhëzohen në zgjedhjet e tyre për veshjen nga gratë e tyre. Zonjat kanë shije shumë më të mira se ne burrat, edhe nëse ne burrat jemi të përmirësuar në këtë aspekt. Unë kam besim verbërisht tek këshillat e partnerit tim”, thotë Pique. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2011, ora 13:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori