Rokeri i varur nga droga, Pete Doherty, është kthyer në fenë Islame derisa gjendet në burg dhe lexon vazhdimisht Kuranin për t’i ndihmuar atij për t’u përballur me jetën brenda burgut.
Ylli i grupit “Babyshambles”, 29-vjeçar, ka kërkuar përkthimin e librit të shenjtë, pasi që ishte izoluar në një qeli, në burgun e Londrës gjatë javës së kaluar.
“Ai po lexon Kuran që kur shkoi në izolim. Ai ka shumë miq myslimanë dhe ata i kanë preferuar më herët që të studiojë atë libër. Tash ai mendon se është koha ta bëjë”, ka thënë një burim brenda burgut.
“Jam i befasuar se sa shumë e ka qetësuar pasi që ai ishte shumë i trazuar brenda. Ai vërtetë duket shumë i ftohur. Ai e mban gjithë kohës në prehër dhe vërtetë është i interesuar. Mendoj se kjo i ka ndihmuar.
Rokeri është dënuar me 14 javë burgim në burgun e Londrës për shkak se e ka thyer lirimin me kusht duke marrë droga.
Shtuar më 26/04/2008,
ora 18:38