Përfundon me sukses operacioni për Adele
Përfundon me sukse operacioni në kordat vokale për këngëtaren britanike, Adele e cila rrezikonte karrierën e saj me problemin e zbuluar kohët e fundit.

23-vjeçarja ka kryer ndërhyrjen në një spital të Boston në Shtetet e Bashkuara dhe pritet të qëndrojë pushim për një periudhë kohore ende të paditur, raporton top-channel.

Në muajin tetor, Adele u detyrua të anullonte të gjitha datat e mbetura të koncerteve deri në fund të vitit për shkak të një hemorragjie të kordave vokale.

Në një komunikatë të disa ditëve më parë, përfaqësuesi i këngëtares britanike theksoi: “Njoftojmë me keqardhje se të gjitha datat e mbetura në turin e vitit 2011 janë anulluar. Adele do t’i nënshtrohet operacionit për të zgjidhur problemet me fytin. Doktorët kanë urdhëruar që Adele të lërë pushim kordat vokale deri sa të rekuperohet plotësisht.” /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 18:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori