Pasuria e Amy-t, 3 milion funte i takon famijles
Amy Winehouse ka jetuar sikur e nesërmja të mos ekzistonte, dhe në përputhje me këtë mund të pritej që këngëtarja 27-vjeçare kurrë nuk ka shkruar testament. Trashëgimia e saj prej 4.2 milionë funtesh u takoi prindërve të saj. Por kur janë paguar të gjitha taksat dhe borxhet që ka lënë pas këngëtarja, familjes Winehouse i kanë mbetur rreth tre milionë funte.

Duket se kjo nuk është e mjaftueshme për të atin e Amyt, i cili kohët e fundit ka shitur fustanin e vajzës së tij për bamirësi, në fakt për fondin bamirës të cilën e themeloi ai.

Pas zemërimit të adhuruesve të Amy Winehouset në Twitter, të cilët e akuzojnë se po jeton në kurriz të famës së vajzës së tij të vdekur, Mitch ka justifikuar shitjen e rrobave me dëshirën e Amyt, e cila rregullisht rrobat e saj ua ka dhuruar organizatave humanitare.

Ish-bashkëshorti i saj, nuk do të marrë asnjë qindarkë.
Shtuar më 03/04/2012, ora 14:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori