Paris Hilton në pranga në Afrikën e Jugut
Paris Hilton
Boterori 2010 e ka përfshirë edhe Paris Hiltonin, por jo në aspektin sportiv.
Amerikania, sipas faqes së internetit Tmz, është ndaluar nga autoritetet afrikano-jugore për zotërim lëndësh narkotike.

Faqja e internetit Tmz e cila publikoi e para lajmin për vdekjen e Majkëll Xhekson vitin e shkuar, shton se sipas një televizioni vendor në Afrikën e Jugut, Hilton u ndalua pak çaste nga përfundimi i ndeshjes mes Brazilit dhe Holandës në Port Elizabet bashkë me disa persona të tjerë.

Burimi i njejtë pohon, vendimi për Hilton u mor brenda pak orëve prej një gjykate në Elizabet që e la "trashëgimtaren" të lirë duke rrëzuar akuzat.
Shtuar më 04/07/2010, ora 14:48
Tage: paris hilton
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori