Rama bën provokimin e radhës, zgjedh personazhin konspirativ për kollaren e tij

Kryeministri Edi Rama është në një konferencë me gazetarë të cilët po i drejtojnë pyetje nga zyrat e tyre të punës.

Por ajo që bie në sy, është kollarja e kryeministrit. Sic edhe ndodh zakonisht, Rama ka zgjedhur të provokojë me detajet që i përzgjedh me kujdes në veshjet e tij.

Këtë herë ai ka zgjedhur të ketë në kollaren e tij një personazh nga Simpsons.

Këta të fundit kujtojmë se janë akuzuar shpeshherë se kanë lidhje me masonë dhe janë përfshirë shpesh në teori konspirative për shkak se kanë parashikuar ngjarje para se ato të ndodhnin. /albeu.com/


Shtuar 12.05.2020 13:41