Oprah Winfrey xhiron serine per jeten e Martin Luther Kingut
Albeu.com
Producentja dhe moderatorja e njohur amerikane, Oprah Winfrey, synon të xhirojë një mini seri televizive kushtuar Martin Luther Kingut, me rastin e 42-vjetorit të vrasjes. Sipas ueb sajtit Deadline.com, Winfrey, do të realizojë serinë prej 7 episodave, në bashkëpunim me kanalin HBO.

Seria do t’i kushtohet jetës së predikuesit të njohur afro-amerikan dhe luftës së tij për liri dhe barazi të zezakëve.

Seria flet edhe për marrëdhëniet e Martin Luther Kingut me familjen, kishën dhe presidentin e atëhershëm amerikan, John Kennedy.

Xhirimi i kësaj serie do të fillojë vitin e ardhshëm.
Shtuar më 10/05/2010, ora 16:15
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori