Obama vë në lojë Sarkozy
Obama uroi Sarkozy-në për lindjen e vajzës së tij para dy javësh dhe bëri shaka duke thënë se “fatmirësisht vajza i ka ngjarë Carla Brunit, dhe jo babait”.

Presidenti amerikan, baba i dy vajzave 13 dhe 10 vjeç, shprehu kënaqësinë që të jep fakti i të qënit prind i një vajze.

Nga ana e tij, Sarkozy ka edhe tre fëmijë të tjerë (të gjithë djem) dhe tha se i dëgjoi me vëmendje këshillat e homologut amerikan.

Obama ka dy vajza dhe më dha disa këshilla që do t’i kem parasysh”, deklaroi Sarkozypër mediat franceze.

Carla Bruni lindi vajzën me emrin Giulia para dy javësh. Vogëlushja është fëmija e dytë e italianes, e cila ka një djalë të lindur në vitin 2001 nga marrëdhënia me filozofin Raphael Enthoven. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2011, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori