Nuk ka këngë të vjedhura në "Kënga Magjike"
Të shtunën e kaluar suplementi "Panorama Plus" raportoi se kënga 'Botën do ndryshoja' kënduar nga Besa Kokëdhima, konkuruese në festivalin “Kënga Magjike”, është e njëjtë me 'Fuckin Perfect' kënduar nga Pink.

Mirëpo drejtori i festivalit "Kënga Magjike", Ardit Gjebrea, ka reaguar për ta mohuar këtë fakt.

"Kush është muzikant e di që të vjedhësh një këngë duhen 8 masa të barabarta në dy këngët krahasuese. Aty nuk ka as edhe një masë të vjedhur, është thjesht një këngë pop-rok, e cila ka ajrin e këngëve të këtij stili siç shumë këngë pop, balada apo hip-hop kanë të njëjtin stil dhe shpesh komentohen si të ngjashme", thotë Ardit Gjebrea, ideator dhe drejtues i festivalit "Kënga Magjike".

"Por mendoj se në rastin konkret kjo nuk ka të bëjë me këngën e vjedhur, por me një dashakeqësi ose që të jem më i zbutur, më mirë të them me mosdijen e disa fansave në Facebook. Kush ka ndërmarrë një iniciativë të tillë ka plane të tjera dhe jo sepse po i dhimbset Kënga Magjike", ka deklaruar Ardit Gjebrea për gazetën Shekulli. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori