Riniani tregon shumat marramendëse nga milioneret në Amerikë: Donin fëmijë me mua (FOTO LAJM)

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” Rinian Leka i ftuar në emisionin “Glamour Zone” rrëfeu për herë të parë se dy milionere amerikane i kanë ofruar shuma të çmendura për të bërë fëmijë me to.

Ester Bylyku: Cila ka qenë oferta më e çmendur që ke marrë nga një femër pas fame?

Rinian Leka: Në fakt kanë qenë 2. Njëra më ka ofruar 70 mijë dollarë, ndërsa tjetra 50 mijë. Të dyja jetonin në Amerikë, dhe kërkonin të kishin fëmijë me mua. Nuk dëshironin që unë të mbaja asnjë përgjegjësi për fëmijën, vetëm të isha babai, dhe shpresonin që do të më ngjante mua. Por kam refuzuar, nuk do të pranoja për asnjë arsye në botë.

Para pak ditësh, ai pranoi se kishte gjetur dashurinë e jetës. I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ai tha se është njohur me një vajzë jashtë programit dhe se zemra ka filluar t’i rrahë.

“Zemra ka rifilluar të rrahë. Njohja ka ndodhur, tashmë them se jemi në fazën e dashurisë. Nuk ka lidhje me ‘Për’puthen’, as me shoëbiz-in. Kemi pasur një kontakt kur po lija programin”, rrëfeu ai.

Ditë më parë ai u fotografua me të dashurën në aeroport. Çifti shfaqeshin duke u puthur dhe shumë të lumtur, ndërsa vajza brune është e panjohur për ekranin.


Shtuar 29.05.2021 11:48