Sara Hoxha ka ndryshuar diçka në fytyrën e saj dhe vendosi të rrëfehet publikisht (FOTO LAJM)

Vetëm pak orë më parë, Sara Hoxha ndau me ndjekësit në Instagram një foto të sajën, e cila duhet thene që tërhoqi goxha vëmendjen e publikut.

sara hoxha

Ajo shfaqej e veshur me një fustan me nuanca jeshile dhe kishte mbledhur flokët bisht, por nje ndjekese i beri përshtypje fytyra e Sarës. Ajo e ka keshilluar ate të ruajë origjinalitetin dhe tiparet që prindërit i kanë trashëguar, duke i sugjeruar të mos bëhet njësh me masën, duke pasur parasysh ketu botoxin.

“Ishte e mrekullueshme më parë dhe je dhe tani, por ishe origjinale. Fytyra jote ka ndryshuar shumë. Kujdesi për veten brenda dhe jashtë është i rendësishëm dhe i nevojshëm. Ji krenare për format e fytyrës tënde që ke trashëguar nga prindërit e tu. Ji origjinale, jo një produkt i masës së produkteve”- i shkruan ndjekësja.

Këtij komenti Sara s’ka vonuar t’i kthejë përgjigje, duke pranuar hapur disa ndryshime që ka bërë në fytyrën e saj.

“Faleminderit, e kuptoj nga vjen. Dhe unë pata të njëjtën mënyrë të mendimit. Kam ndryshuar tërësisht trupin tim qëkur isha 18 vjeç. Ishte më delikate atëherë se sa tani. Kam trashëguar shumë gene të tjera nga prindërit e mi, dyshoj se botox-i dhe filler-i kanë aq rëndësi. Ne veshim të njëjtat këpucë, të njëjtat veshje dhe jemi në një platform plot me produkte të masës/shumicës. Pse duhet të insistoj të jem “origjinale” kur mund të kujdesem për diçka që më bën të ndihem më mirë me veten? Çdokush bën zgjedhjet individuale në jetë, e imja ndodhi të jetë pak kujdesje për lëkurën”– ka qenë përgjigja e saj.


Shtuar 13.08.2020 20:27