Nëna e Vlashit: Im bir nuk është gay, Elvisi i pafytyrë
Vlashi i BB5
Mund të quhet pa dyshim personazhi më i diskutuar i këtij edicioni të “Big Brother”. Vetëm se, nëse deri tani personazhet që kanë pushtuar faqet e gazetave, kanë qenë ata që kanë luajtuar më fort brenda shtëpisë, me Vlashin ka ndodhur e kundërta. Ai është ndoshta një nga banorët më të qetë të këtij ‘reality’.

Në këtë ka ndikuar fakti që Vlashi nuk ka qenë krejtësisht i panjohur, dhe më së shumti kanë ndikuar ish-banorët, që kanë dhënë deklarata të forta lidhur me figurën e tij. Lajmet, thashethemet dhe deklaratat nuk kanë impresionuar vetëm publikun, por kanë shqetësuar edhe familjen e Vlash Martikës, e cila deri tani nuk ka pranuar të japë asnjë prononcim për mediat.

Në një inervistë eksluzive për suplementin Bluetooth të Gazeta Shqiptare, nëna e Vlashit u pa e lënduar nga fjalët e Elvisit në drejtim të djalit të saj pasi ata njihen prej kohësh dhe Elvisi ka fjetur në familjen e tyre.

Megjithatë, nëna e banorit të përfolur të BB5 e di se cilido që hyn dhe bëhet pjesë e këtij realiteti do të përflitet, qoftë për mirë qoftë për keq.

" Ne na ka ardhur shumë keq nga fjalët e Elvisit dhe nuk e prisnim nga ai. Ai u tregua i pafytyrë. Ne e kemi respektuar Elvisin si shokun e Vlashit dhe e kemi mbajtur një muaj në shtëpinë tonë këtu në Durrës. Këtë e kemi bërë me gjithë zemër dhe normalisht nuk na pëlqeu sjellja e tij, dhe fjalët që tha për djalin pasi doli nga “Big Brother”. Asgjë nga ato që ai ka thënë nuk është e vërtetë. Vlashi nuk është gay, sepse ne e njohim dhe përpos të tjerave në gjithë këto vite e kemi parë të lidhur me femra". /albeu.com/
Shtuar më 28/03/2012, ora 15:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori