Aktori kanadez, Joseph Wiseman, i njohur se ka interpretuar të keqin "Doktor No" kundër James Bond, vdiq në moshën 91 vjeçare, njoftoi sot mediat amerikane vajza e tij. Aktori vdiq të hënën në shtëpinë e tij në Manhattan, në Nju Jork, deklaroi vajza e tij, Martha për "New York Times" dhe "Los Angeles Times". I lindur në Montreal në 1918, Joseph Wiseman emigroi në Shtetet e Bashkuara kur ishte fëmijë. Ai shkëlqeu në Broadway përpara se t'i kthehej Hollivudit.
Shtuar më 22/10/2009,
ora 15:39