MTV, Lady GaGa fiton tre çmime
Pëlqej
MTV Europe Music Award
Eshtë bërë në Madrid ndarja e çmimeve evropiane të MTV-së. Lady GaGa triumfon në MTV Europe Music Awards, por si snobe që është nuk mori pjesë në festën madrilene të Caja Magica.

Lady GaGa mori tre cmime si artistja më e mirë femër, artistja më e mirë e muzikës pop si dhe këngëtarja më e mirë. Prania e saj në këtë event ishte virtualisht, përmes një lidhjeje nga Budapesti ku ndodhej për koncert.

Udhëheqës të këtij evenimenti ishte aktorja atraktive Eva Longoria dhe tinejxheri sensacional Xhastin Bajber. Ajo u shfaq në skenë e veshur si proshutë, më pas si femër shumë seksi, si edhe me uniforme basketbolli.

Ndërkohë Katy Perry nga pesë kandidatura fitoi vetëm atë për videon më të mirë, duke dale e zhgenjyer nga ky koncert madheshtor.
Shtuar më 08/11/2010, ora 19:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori