MTV Awards, pritet dominimi i Lady Gaga
Lady Gaga
Lady Gaga pritet që të dominojë çmimet e “MTV”, në një ceremoni që do të mbahet pasditen e së dielës në arenën “Odyssey”, në Belfast, Irlandë e Veriut.

Amerikania pritet të jetë protagonistja kryesore e shfaqes, përkrah emrave të tjerë të njohur si Katy Perry, Bruno Mars apo Justin Bieber.

25-vjeçarja është në garë për të fituar dy çmimet më tëmëdha, atë të “Këngës më e mirë” dhe “Videoklipit më të Mirë”, falë paraqitjes në albumin e ri “Born this Way”, raporton Top-Channel.

Në kategorinë e “Këngës më të Mirë”, Gaga përballet me “Rolling in the Deep” të Adele, “Firework” të Katy Parry, “On the Floor”, të Jennifer Lopez dhe “Grenade”, të Bruno Marsit.

Dy idhujt e adoleshentëve, Justin Bieber dhe e dashura e tij e famshme, Selena Gomez, gjithashtu do të jenë të pranishëm në shfaqjen ku do të mungojë këngëtarja Adele e cila i është nënshtruar një operacioni në fyt ditët e fundit. Britanikja konkurron edhe në kategorinë “Këngëtarja më e Mirë Femër”. /albeu.com/

Shtuar më 06/11/2011, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori