Mr. Bean pëson aksident rrugor
Aktori britanik Rowan Atkinson, i mirënjohur për interpretimin e personazhit komik Mr. Bean, ka mbetur i lënduar në një incident automobilistik.
Makina me të cilën ai po udhëtonte, një “McLaren F1”, u përplas për shkak të shpejtësisë së lartë dhe mori flakë.

Sipas mediave britanike, aktori dyshohet se ka pësuar një dëmtim në shpatull kur makina goditi një pemë dhe një shtyllë ndricimi.

Sipas burimeve, Atkinson pas përplasjes ka dalë vetë nga makina dhe ka pritur mbërritjen e ambulancës. Ai u dërgua në spital, por pritet të dalë më vonë gjatë ditës së sotme pasi gjendja e tij është e qëndrueshme, transmeton Top Channel.

vendin e ngjarjes mbërritën edhe ekipet e zjarrfikësve, të cilat fikën zjarrin që kishte përfshirë makinën, duke bërë që ajo të mund të përdoret sërish.

Atkinson, 56 vjec, njihet si adhurues i makinave të shpejta dhe së fundmi bëri një performancë të shkëlqyer në emisionin e njohur të BBC, “Top Gear”, duke zënë vendin e parë në klasifikimin e programit.
Shtuar më 05/08/2011, ora 14:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori