Presidenti i PSG-së vazhdon të jetë i prerë: Kurrë nuk do ta shesim Mbappen

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi është shumë i sigurt se sulmuesi Kylian Mbappe do qëndrojë në “Parkun e Princave”.

 

Francezi është i lidhur me largimin nga PSG-ja dhe kalimin te Real Madrid, me kontratën që i skadon vitin tjetër, ndërsa ka refuzuar disa oferta për rinovim.

Sidoqoftë, Al Khealifi për L’Equipe e ka bërë të qartë se Mbappe asnjëherë nuk do largohet.

“Do jem shumë i qartë. Kylian Mbappe do vazhdojë këtu te PSG-ja, ne asnjëherë nuk do ta shesim dhe ai kurrë nuk do largohet si agjent i lirë. E pamundur”, deklaroi ai.

Ndërkohë, thuhet se Reali është duke provuar të shesë disa yje për të financuar transferimin e Mbappes.


Shtuar 6.06.2021 21:57

Tags: ,