Miss Gjermania fiton "Miss Globe 2011" në Tiranë
20 vjeçarja gjermane,Stephanie Alice ka fituar kurorën e "Miss Globe 2011">2011" e organizuar në Tiranë nga "Deliart Association" dhe Petri Bozo.

Bëhet fjalë për konkursin e tretë për nga rëndësia në botë, i cili këtë vit solli në Shqipëri 42 vajza nga mbarë globi.

Biondja gjermane me sy blu, e gjatë 178 cm, me origjinë nga Polonia ka triumfuar duke marrë kurorën e më të bukurës së Globit. Dy shoqërueset e saj u zgjodhën Miss Kolumbia, Eda Ferrin dhe Miss Sllovakia, Michaela Gasparovicova.

Ato janë parë shumë të gëzuara prej çmimeve të dhëna nga juria, e cila përbëhej nga figura të njohura ndërkombëtarë, dhe personalitete shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 18:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori