Nuk ka më dyshime, Premier League starton javën e parë të qershorit

Qeveria e Britanisë së Madhe ka publikuar sot një dokument të përbërë nga 50 faqe me planin për atë se si do të veprohet pas mbylljes.

Kriza e koronavirusit ka shkaktuar shumë probleme përfshirë edhe kalendarin në sporte, por në Angli thonë se mund të shihet dritë në fund të tunelit.

Qeveria sot ka publikuar një dokument me planin për ngritjen e vendit pas mbylljes, dhe në këtë plan shihet se sporti mund të rifillojë më 1 qershor.

Nëse një gjë e tillë ndodhë, Premierliga pra do të rifillojë muajin e ardhshëm, me të gjitha ndeshjet që do të luhen me dyert e mbyllura.

Sot ka takim edhe mes skuadrave të Premierligës, ku edhe aty pritet të diskutohet se si të veprohet në pjesën e mbetur të sezonit.


Shtuar 11.05.2020 14:18