Minogue blen shtëpi në Londër
Kylie Minogue ka blerë një apartament prej 16 milion stërlinash në Londër për të bashkëjetuar me të dashurin, Andres Velencoso. Daily Star raporton se këngëtarja e famshme ka marrë një banesë me tre dhoma në një nga blloqet e apartamenteve më të kushtueshme në botë.

Prona është pjesë e “One Hyde Park” në Knightsbridge dhe përfshin një pishinë 21-metra, kinema private, sauna, palestër si dhe shërbëtorë.

Flitet se Minogue po përpiqet të krijojë familje, pasi 42-vjeçarja para pak kohësh kishte pohuar mundësinë e largimit nga fusha e muzikës. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2011, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori