Ministrja "Trendy" e Rumanisë
Ministrja për Zhvillimin Rajonal dhe Turizmin në Rumani, Elena Udrea, i ka befasuar të në vendin e saj kur është shfaqur në kopertinën e revistës së modës Tabu, duke pozuar në mënyrë të çuditshme.

Siç shkruan Tema, Ministrja 37 vjeçare beson se ka femra që kanë ndryshuar mënyrën se si bëhet politikë në botë. Ato kanë treguar se janë më shumë se punonjëse të thjeshta.

Ajo përmendi Xheki Kenedin, Kleopatrën, Eva Peronin etj. Njëherë Udrea shkoi në një zonë të përmbytur me një kamion plot me këpucë me taka që të ndihmonte gratë e zonës të bëheshin më të bukura.

Analistë rumunë mendojnë se rruga e zgjedhur nga ministrja Udrea nuk do ta ndihmojë atë në shkallët e larta të karrierës politike rumune. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2011, ora 11:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori