Ministri kosovar i kulturës bëhet baba për herë të dytë
Deborës prindërit e saj kanë vendosur që pas disa muajve t’i sjellin në jetë edhe një vëlla apo motër tjetër, ndonëse për gjininë e fëmijës nuk kanë preferuar të flasin as Memli, por as Meliza, bën të ditur portali “Zhurnal”.

Edhe pse ajo nuk është personazh publik, të paktën bashkëshortin e ka të njohur në shumë fusha. Bëhet fjalë për Melizën, bashkëshorten e ministrit të Kulturës në qeverinë e Kosovës, Memli Krasniqi, i cili së shpejti pritet të bëhet baba për herë të dytë, pasi Debora, fëmija i parë, tashmë është 3 vjeçe.

Për gjininë e fëmijës që pritet të lindë nuk kanë folur as ministri kosovar i kulturës, Memli Krasniqi dhe as bashkëshortja e tij, Meliza por burime pranë çiftit raportojnë se është djalë. /albeu.com/

Shtuar më 07/11/2011, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori