Michael Jackson mysliman?
Pëlqej
Albeu.com
Michael Jackson, ka vendosur të kthehet në islam dhe tash e tutje do të quhet Mikaeel, emër i një prej melaqeve sipas Kuranit.

Këngëtari 50-vjeçar është fotografuar me një veshje tipike myslimane, ndërsa ka marrë pjesë në një ceremoni në shtëpinë e një miku të tij në Los Angeles, shkruan “The Sun”.

Michaelit në fillim i është dhënë emri Mustafa, por ai e ka refuzuar dhe ka vendosur për Mikaeel.

“Kam ardhur nga Meka dhe i kam sjellë Michaelit shumë libra mbi islamin, ndërsa pasi që i ka lexuar është interesuar. I kam shpjeguar se islami është një besim i paqes dhe madhështor”, ka deklaruar vëllai i tij. (G.Express)
Shtuar më 22/11/2008, ora 02:28
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori