Michael Jackson eshte gjalle?
Albeu.com
Michael Jackson është gjallë dhe ai lëviz me një shami në fytyrë , duke u hequr si një njeri që është djegur. Kështu shkruan faqja e internetit michaeljacksonhoaxforum.com, ndërsa në Youtube e Facebook shfaqet shpesh një video, ku thuhet se Jackson ka qenë i ftuar në “Larry King Live” më 25 qershor, ditën e vdekjes së tij.
Në fakt, gjithçka nisi me shfaqjen në këtë show të Dave Dave, të cilit në moshën 6 vjeçare i ati i dogji fytyrën. Ai mbijetoi për mrekulli, ndërsa e ëma shkroi një libër që më pas u bë film. Një ditë ajo e çoi të birin në Neverland, ku fëmija u miqësua shumë me Michael Jacksonin, i cili e mori nën kujdes, duke e ndihmuar edhe në studime.

Kjo është historia zyrtare, por sipas thashethemeve në internet, është pikërisht Michael Jackson që fshihet pas fytyrës se Davet. Gjatë rrëfimit në CNN, Dave tha se kishte një marrëdhënie të veçantë me Michaelin, i cili nuk e kishte braktisur asnjëherë.

Shume forume sociale flasin për ngjashmëri të mëdha mes zërit të Jackson e Dave, madje edhe ngjyra e syve është ajo e ish mbretit të pop-it. “Michael Jackson mori pjesë në “Larry King Live” i maskuar si Dave Dave”, thotë për “The Sun” administratori 28 vjeçar i faqes michaeljacksonhoaxforum.com.
Shtuar më 12/05/2010, ora 19:49
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori