"Metallica" koncert në Kosovë
Ëndrra e shumë rokerëve, një nga bendet më me ndikim i të gjitha kohërave që ka shitur më shumë se 100 milionë kopje albumesh anekënd botës, “Metallica”, do ta nderojë Kosovën me një koncert të madh në Stadiumin e Prishtinës.

Grupi i njohur me megahitin “Nothing Else Matters” ne web-faqen e tyre, në listën e datave të koncerteve si destinacion e ka përfshirë edhe Prishtinën, ku do të ‘çmendin’ publikun më 9 maj. Një ditë më parë, “Metallica” do të qëndrojë në Beograd, ndërsa pas Prishtinës rokerët legjendarë do të fluturojnë për në Varshavë të Polonisë.

“Kosovë përgatitu për një koncert si kurrë më parë... Ne do të jemi aty për t’ju ‘metalizuar’... Po vijmë t’ju tregojmë se sa JU duam...”, ka shkruar frontmeni James Hetfield në profilin e tij në Twitter.

Ky koncert sigurisht se do t'a mbushë sallën e koncertit me adhurues të rock-ut, të të gjitha moshave nga Kosova por edhe nga vende të tjera të rajonit.

Ky lajm do të ishte shumë i lumtur, sikur të mos ishte sot "dita e rrenave" ... Gëzuar 1 prillin të gjithëve !!! /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2012, ora 11:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori