Meda ishte futbollist
Albeu.com
Shumë njerëz e pëlqejnë, por shumë pak flet për jetën e tij private. Meda, këngëtari për të cilin thuhet se ka bërë milionat duke kënduar në Gjermani, më parë kishte filluar karrierën e tij si futbollist.
Një burim që e njeh që moti këngëtarin nga afër, ka konfirmuar për Express Rozë se Mehdi Përgjegjaj – Meda ka qenë anëtar i një ekipi nga Bundesliga II gjermane. Sipas këtij burimi, këngëtari ka pasur një karrierë të suksesshme futbolli, por gjatë stërvitjeve kishte pasur një dëmtim në gju, gjë e cila kishte bërë që ai ta lërë futbollin dhe të fillojë me karrierën e tij si këngëtar.

Meda është njëri prej këngëtarëve që deri me tani prin në klikime në youtube.com. Këngët e tij dëgjohen 80 për qind më shumë, sesa të këngëtarëve të tjerë.

Kështu që këngëtari nuk duhet t’i bijë aspak pishman që e la futbollin.

Deri me tani, ai ka të realizuar 11 albume, më shumë se 80 këngë të ndryshme si “single”, por shumë pak ka arritur që të jetë i pranishëm me këngët e tij nëpër televizionet kosovare, edhe pse thotë se bën muzikë popullore.

Kështu nuk do të ishte çudi që këngëtari pas kësaj të blejë ndonjë ekip futbolli nga Kosova dhe të bëhet pronar i tij, ashtu sikurse u bë Afrim Muçiçi njëri prej aksionarëve të klubit futbollistik FC Prishtina.
Shtuar më 21/02/2010, ora 03:33
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori