Mijëra shqiptarë në Kakavijë, shpërthen PDIU duke sulmuar qeverinë e Ramës dhe grekët

Mijëra shqiptarë që punojnë në Greqi u bllokuan të premten në kufirin midis dy vendeve, duke u përpjekur të kalonin para hyrjes në fuqi të detyrimit për karantine nga shteti helen.

Për këtë situatë alarmante ka reaguar edhe PDIU duke sulmuar shtetin shqiptar i cili sipas tyre është treguar i paaftë përbëllë kësaj situate.

“Prej dy dekadash pikërisht në cdo muaj Gusht emigrantët Shqiptar përballen me racizmin, ksenofobine e shtetit Grek që i trajton qytetarët Shqiptarë si qytetarë të dorës së dytë , me cinizëm e racizëm, por fatkeqësisht në këtë kohë të mallkuar që po jetojmë, shteti rrumpallë i Rilindasit autokrat është si gjithmonë inegzistent…”- shkruhet ndër të tjera në reagimin zyrtar të PDIU.

Reagimi zyrtar:

Kjo eshte koha e mallkuar qe jetojme ku “ Pirati behet Pape“
Pdiu reagon me force per situaten katastrofike humanitare te krijuar prej disa ditesh ne kufirin me Greqine , e cila kulmoi sot me humbjen e jetes se nje femije nga autoambulanca e nje shteti rrumpalle qe dhe kur ben sikur te vjen ne ndihme me shume shton kaosin…

Radhe te gjata kilometrike njerez qe kane nevoje per ndihme humanitare , uje, ushqime e sherbim mjeksor , qe duken sikur jane refugjate te zonave ne lufte , turpesisht per te gjithe ne jane ne teritorin Shqiptar…

Prej dy dekadash pikerisht ne cdo muaj Gusht emigrantet Shqiptar perballen me racizmin , ksenofobine e shtetit Grek qe i trajton qytetaret Shqiptare si qytetare te dores se dyte , me cinizem e racizem…

Por fatkeqesisht ne kete kohe te mallkuar qe po jetojme , shteti rrumpalle i Rilindasit autokrat eshte si gjithmone inegzistent ..
1. Ku eshte Ministria e Brendshme qe e di prej vitesh qe ne Gusht ka fluks te shtuar ne pikat e kalimit kufitar?

Ky shtet rrumpalle , me kohe duhet te merte masat per te shtuar bashkepunimin e sportelet me palen Greke

2. Ministria e Shendetsise duhet te kishte marre masat ne pikat kufitare por dhe ne qytetet kryesore qe te hapnin vendet e dedikuara per berjen e testeve vetem per emigrantet

3. Ministria jone e Jashtme duhej me kohe te komunikonte me palen Greke per kete situate qe do ishte e tille si cdo vit duke shtuar dhe situaten e Covid 19 ..

Ministria jone e jashtme duhet te kerkoj urgjent nderhyrjen e Kryetarit te radhes se OSBE , te lere pushimet ne Dhermi e te angazhohet me palen Greke per zgjidhjen e krizes humanitare ..
Shteti rrumpalle i pa afte i Rames eshte si gjithmone inegzisten ne raste emergjencash e fatkeqesish .

Kjo eshte vertete nje kohe e mallkuar per Shqiptaret koha kur : “Pirati behet Papë” /albeu.com/


Shtuar 15.08.2020 14:16