Madonna rrezohet nga kali, demtohet lehte
Albeu.com
Aksidentohet gjate nje shetitjeje me kale Madonna. Mbreteresha e pop-it fatmiresisht ka marre vetem disa plage te lehta, pasi eshte rrezuar nga kali ne Hamptons, Long Island, prane Nju Jorkut, teksa shetiste me disa miq.Zedhenesja e kengetares Liz Rosenberg, sqaroi se kali eshte trembur ne momentin qe nga nje shkurre ka dale papritur nje paparaz, qe donte te fotografonte Madonnen.

50-vjecarja u dergua ne spital ne Southampton me hematoma te vogla. Me pas ajo eshte larguar, por do te mbahet nen vezhgim nga mjeket. Ky nuk eshte incidenti i pare i ketij lloji per kengetaren.

Ajo ka rene edhe nje here tjeter nga kali ne vitin 2005 ne Angli, ku pesoi disa fraktura.
Shtuar më 20/04/2009, ora 16:34
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori