Madonna paralajmerohet per zhurmen e shkaktuar
Albeu.com
Madonna ka pasur probleme me policinë, për shkak të muzikës shumë të lartë gjatë një feste që organizoi në shtëpinë e saj në Londër. Siç transmeton Top Channel, fqinjët e shtëpisë së saj u ankuan për ...... zhurmën e madhe dhe njoftuan forcat e rendit për te vendosur rregull në orët e vona të natës.

Festa ka ndodhur ditë më parë, por vetëm tani "Mirror" e bën publike. Policia e Westminster konfirmoi se çështja nuk do të shkojë në gjykatë, por nëse këngëtarja e përsërit atëherë mund të ketë probleme me drejtësinë.
Shtuar më 20/07/2010, ora 12:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori