Madonna nuk ka te ndalur
Albeu.com
Madonna vazhdon të shkaktojë skandale kudo që paraqitet. Pasi që pothuajse ia ndaluan koncertin në Poloni, ndërsa atë në Lubjanë e anuloi për shkak të shitjes së dobët të biletave, mbrëmë në Bukuresht, publiku asaj i fishkëlleu në shenjë revolte.Më herët, një organizatë e krishtere kërkoi që edhe në Bukuresht të anulohet paraqitja e këngëtares.

Këngëtarja e famshme u përpoq t’i japë disa këshilla për publikun lidhur me diskriminimin e romëve, gjë që ata ia kthyen me fishkëllima.

“Njerëzit e dashur më kanë tërhequr vëmendjen se në Evropën lindore diskriminimi i romëve është shumë prezent. Kjo më dëshpëroi. Ne nuk besojmë në diskriminim. Ne besojmë në të drejta të barabarta për çdo kënd”, tha ajo pasi që në skenë iu bashkua një ekip i muzikantëve romë, që po e shoqëronin në turneun Sticky&Sweet.

“Madonna po udhëton nëpër botë me ekipin fenomenal të muzikantëve romë, të cilët e kanë njohur me situatën në atë pjesë të Evropës. Andaj, ajo vendosi që t’ua drejtojë disa fjalë dhe nuk kishte për qëllim që t’i komentojë më shumë gjërat”, shkruan në komunikatën zyrtare të zëdhënëses se Madonnas.
Shtuar më 31/08/2009, ora 15:58
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori