Lohan lirohet nga qendra për rehabilitim
Lindsay Lohan-it iu desh të qëndrojë 90 ditë në rehabilitim pasi që në vitin 2007 ishte zënë duke vozitur nën ndikimin e alkoolit. E lumtur për shkak të daljes nga qendra “Betty Ford”, Lohan për Vitin e Ri në “Twitter” e citoi Gandhi-n.

“Sot është dita e parë e pjesës tjetër të jetës sime. Ardhmëria varet nga ajo se çka do të bëjë tani”, shkroi ajo. Megjithatë, Lohan nuk shpëtoi nga të gjitha telashet, pasi më 25 shkurt do të duhet të lajmërohet në gjyq për shkak të rënies së sërishme në testin për drogë.
Shtuar më 05/01/2011, ora 13:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori