Lindsay Lohan dënohet me 30 ditë burg
Lindsay Lohan është dënuar me 30 ditë burg pasi nuk respektoi rregullat e lirimit me kusht. Lohan në një kohë kur ishte me arrest shtëpie udhëtoi për në Francë dhe Itali.

25-vjeçarja pritet të kryej dënimin pasi të ketë pozojë për revistën “Playboy”. Nga 9 nëntori ajo do të jetë pas hekurave.

Nëse Lohan do të tregojë sjellje të mirë në burg, 30 ditët mund të bëhen edhe më pak.

Lohan u dënuar gjithashtu me 53 ditë punë në komunitet dhe pjesëmarrje të detyruar në 18 seanca psikoterapie. Nëse nuk i plotëson këto ajo rrezikon deri në 270 ditë burg. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2011, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori