E FUNDIT/ Voton kryeministri! Linda me flokë lejla, Rama me çitjane (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama shkojnë për të votuar në qendrën e tyre të votimit.

Kryeministri Rama i veshur me citjane, kapele dhe tuta sporti, ndërsa shoqërohet nga bashkëshortja e tij Linda Rama e veshur sportive dhe me flokë lejla, një risi në nisje të fushatës së PS.

Kujtojmë se kryeministri Rama sot kërkon nga shqiptarët mandatin e 3-të qeverisës, dhe është shprehur me bindje se fiton nga 74-78 mandate.

Rama flet pas votimit: Sot është një ditë shumë e bukur, një diell fantastik dhe sot është dita që të mos ushqejmë asnjë ndjenjë negative, dhe secili me votën e tij të shprehet. Mos të harrojmë sot dhe asnjëherë që jemi më familje e madhe në të njëjtin ardhe, dhe askush të mos harrojë se demokracia nuk është sport me spektatorë, secili duhet të zbresë në fushë për të shënuar./albeu.com/

 


Shtuar 25.04.2021 10:39