Ledioni: Kam qënë adoleshent rebel
Ai është një prej djemve më të pashëm të ekranit, por jo vetëm. Duket sikur ka lindur për të bërë televizion, dhe këtë e provojnë të gjitha sipërmarrjet që ka realizuar. Është shumë i dashur për publikun dhe këtë e ka arritur falë karizmës dhe elokuencës që shpërfaq në ekran. Çdo mëngjes ju bën zgjimin me “Wake Up” në “Top Channel”, ku së bashku me Eno Popin përcjell informacione të shpejta, të duhurat për një zgjim të mirë.


Në një intervistë për revistën "AS", Ledioni përveç profesionit, dëshirave, ëndrrave dhe preukopimeve ka treguar dhe një anë të panjohur të tij, atë të një adoleshenti rebel që linte orët e mësimit.

"Unë i lija edhe vetë orët, p.sh. mua më është dashur që të bëja dy 20%-sha dhe kjo ndodhte vazhdimisht. Në gjimnaz ka pas ndodhur dendur dhe dilja mirë. Unë kam një gjë, që edhe sikur t’i lë për disa kohë gjërat, mjafton që t’i përkushtohem dhe arrij t’i përvetësoj. Në këtë kuptim kam bërë gjithmonë gjërat që kam dashur për momentin. Nuk është se i kam menduar gjatë", u shpreh Ledion Liço. /albeu.com/
Shtuar më 29/03/2012, ora 11:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori