COVID-19/ Gjermania ndalon udhëtimet me Britaninë e Madhe

Gjermania të premten e klasifikoi Britaninë e Madhe si një “zonë shqetësuese” për shkak të COVID-it, duke ndaluar të gjitha udhëtimet jo thelbësore me të.

Mësohet se kjo masë do të futet në fuqi ditën e dielë, me datë 23 maj. Ambasada gjermane në Britaninë e Madhe, deklaroi se kjo masë po merret për “shkak të shpërthimeve lokale që kanë ndodhur përsëri, duke përfshirë edhe shfaqjen e variantit të ri indian”.

Ambasadori Andreas Michaeli deklaroi se vendimi u mor pasi analizoi të gjitha të dhënat që iu vunë në dispozicion. Ai tha se ky nuk ishte një vendim i lehtë.

Qytetarët gjermanë që udhëtojnë nga Britania e Madhe do të lejohen të futen në Gjermani, ndërsa shtetasit e tjerë duhet kenë një arsye thelbësore.

Të gjithë personat që do udhëtojnë nga Britania drejt Gjermanisë, duhet të paraqesin testin Covid-19, i cili duhet të jetë kryer brenda 48 orëve, më pas do të duhet të karantinohen për 14 ditë.


Shtuar 22.05.2021 14:55