Lady GaGa: Do te fitoj ne cmimet "MTV"
Albeu.com
Lady GaGa është e ‘ngazëllyer’ që do të luftojë me Beyonce në MTV Video Music Awards këtë sezon, dhe është e vendosur t’i marrë çmimin këngëtares së hitit “Crazy in Love”. Dy yjet e muzikës pop kanë marrë plot nëntë nominime secila dhe do të garojnë për ‘videon e vitit’ dhe çmimin ‘videoja më e mirë-femër’ në eventin e 13 shtatorit që do të zhvillohet në New York. “Jam e ngazëllyer! Nuk mund të besoj. Jam e gëzuar që do të jem në shoqëri të Beyonce, dhe nuk mund të pres të shkoj në shfaqje dhe t’i mposht të gjithë”, ka thënë Gaga. Lady GaGa dhe Beyonce do të kenë përballë Katy Perry-n, Kelly Clarkson, Pink dhe Taylor Swift në kategorinë e videos më të mirë të femrave dhe do të përballen me Eminem, Britney Spears dhe Kanye West për çmimin ‘videoja e vitit’.
Shtuar më 13/08/2009, ora 15:08
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori