Mjekët propozojnë lehtësim të masave: Të hiqet ora policore dhe maskat

Të hiqet ora policore për qytetarët, por jo për baret dhe restorantet, si dhe të hiqet detyrimi për maskat në ambientet e hapura.

Këto janë sugjerimet e epidemiologut Ilir Alimehmeti për Komitetin Ekspertëve të paktën për këtë periudhë ku shifrat e epidemisë covid 19 kanë rënë ndjeshëm.

Ndonëse kemi numër në rënie të të infektuarve ende kemi humbje jete ,por kjo i referohet të sëmurëve të para dy javëve .

Por si do të jetë vera 2021 ?

“Më e qetë se vera e 2020 dhe më me pak frikë. Jemi më optimistë”, thotë epidemiologu Alimehmeti.

Situata pritet të jetë më e mirë pasi tanimë një pjesë e mirë e qytetarëve kanë rënë në kontakt me virusin dhe pas pak kohësh do të fillojë të ndihet edhe impakti i vaksinimit pasi deri më tani është fare i ulët përsa kohë kemi vetëm 170 mijë persona të vaksinuar me të dy dozat e vaksinës./Tch


Shtuar 12.05.2021 21:13