Kruz për herë të katërt në "Misionin e pamundur"
Pëlqej
Tom Cruise
Aktori hollivudian Tom Kruz ka zbuluar misterin rreth titullit të vazhdimit të filmit të zhanrit aksion "Misioni i pamundur". Titulli i vazhdimit të katërt të këtij filmi është "Misioni: protokolli i pamundur i shpirtrave".

Fillimi i xhirimeve është caktuar brenda disa javësh. Në mesin e shumë vendeve ku do të bëhen xhirimet, është edhe Dubai.

Kruz me ekipin e filmit që numëron 300 anëtarë, do të xhirojë edhe në Burxh Dubai, ndërtesën më të lartë në botë dhe në garën e vrapimit të kuajve. Mandej, ekipi do të zhvendoset në Moskë, Pragë dhe Vankuver.

Përveç Kruz, në film do të luajnë edhe Xheremi Rener, Xhosh Hollovej, Sajmon Peg, Uing Rejms dhe të tjerë.

Filmi në kinema do të shfaqet në dhjetor të vitit të ardhshëm. Në vitin 2006, Kruz ka luajtur agjentin sekret në vazhdimin e tretë të filmitMisioni i pamundur”.
Shtuar më 04/11/2010, ora 13:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori