Kris Humphries vuan ndarjen nga Kardashian
Nëse Kim Kardashian e ka lënë menjëherë pas krahëve divorcin e saj dhe ka vijuar me aktivitetet e saj për të shtuar pasurinë nëpërmjet bizneseve, për ish-bashkëshortin e saj gjithçka ngjan më e vështirë.

Basketbollisti Kris Humphries nuk e ka fshehur asnjë çast se për të, këto janë momente tepër të vështira dhe prej kohës së divorcit, po kalon një periudhë depresive.


Një burim i cituar nga tabloidi britanik “The Sun” thekson se Kris nuk ka dëshirë për luftë dhe as që ka ndër mend të bëjë ndonjë hap për mënyrën se si do të ndahet pasuria pas divorcit. Ai është në depresion dhe asgjë nga këto që përfliten, nuk i intereson aspak”. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 15:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori