Kosovari në Mister Zvicra
Më 26 Gusht 2012">2012, në Zvicër do të organizohet spektakli i bukurisë për të zgjedhur misterin e vitit 2012">2012, pasardhësin e zviceranit Luca Ruch. Në mesin e 14 kandidatëve në këtë garë në Zvicër është edhe kosovari, Lavdrim Sylejmani.

Kandidati për Mister 2012">2012 kishte migruar me familjen në Zvicër në moshën tre vjeçare. Tani ai jeton me familje në Pregassona të Tesinës, transmeton Albinfo.
Djaloshi 23-vjeçar nga Kosova studion ekonominë ndërsa e ka hobi futbollin, tenisin, volejbollin, fotografimin dhe udhëtimin.

Në portretin e publikuar në mediet zvicerane, Lavdrimi thotë se ruan në kujtesë pushimet në SHBA me të dashurën e tij, kurse e kishte përjetuar rëndë kohën, kur babi i tij ishte shtrirë për dy javë në kujdesin intensiv me probleme të zemrës, raporton Koha. “Unë e kam përjetuar rënd, kur babai im ishte shtrirë në mesin e të gjitha aparateve ", thotë Lavdrimi

Lavdrim Sylejmani kishte hyrë në konkurrencën e ngushtë për Mister 2012">2012 në një garë të fortë prej 100 pretendentëve.

Lavdrimi kërkon ndihmën e të gjithëve për ta mbështetur në këtë garë.
Tashmë, ju mund të votoni për Lavdrimin nëpërmjet SMS-ave në 919 me tekst, p.sh: "MR Lavdrim".

Shtuar më 03/04/2012, ora 15:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori