Juventusi nxjerr në shitje Higuain, ky është çmimi

Sipas Tuttojuve, drejtuesit e klubit bardhezi kanë vendosur çmimin për shitjen e sulmuesit argjentinas. Higuain nuk do të shitet për më pak se 18 milionë euro.

River Plate e Newcastle janë ofruar për t’i dhënë vend në skuadër ish-sulmuesit të Real Madridit dhe Napolit.

Marrëdhëniet e tij me Juventusin janë tendosur shumë gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit dhe “Zonja e Vjetër” po mendon të gjejë një qendësulmues të ri.


Shtuar 25.05.2020 06:43