Koncertet live “djersitin” Gjyste Vulaj
Edhe pse është shkruar se disa nga këngëtarët e muzikës komerciale i ka zënë kriza për koncerte, një këngëtare e cila nuk ndalet asnjëherë është Gjyste Vulaj. Axhenda e saj është e mbingarkuar gati çdo muaj, madje ajo nuk ka kohë as për pushime.

Edhe për pak kohë që u shkëput nga muzika kur ishte për disa ditë pushimi në Kaliforni, atje në një intervistë dhënë një televizioni shqiptar, Gjystja dhe bashkëshorti i saj kishin deklaruar se nga gjithë puna që kanë në muzikë, ata nuk kanë kohë të mendojnë as për zgjerimin e familjes.

Nga gjithë kjo lodhje Gjystja përveçse përfiton, edhe djersitet shumë. Pëlqehet nga publiku për faktin se performancat e saj gjithmonë janë "live", ndërsa me këndimin playback ajo nuk ka punë. Përveçse këndon edhe kërcen, me çka e kënaq publikun në të gjitha format. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2012, ora 17:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori